Haradinaj ia lë Thaçit në dorë emërimin e shefit të AKI-së

 

 

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka lënë në dorën e presidentit Hashim Thaçi emërimin e kryespiunit të Kosovës, edhe pse ligji thotë se kjo duhet të bëhet bashkërisht. Haradinaj ia ka akorduar Thaçit epitetin e “shefit” në këtë proces, term ky që nuk mbështetet edhe në ligj.

“Shefi i këtij emërimi është presidenti, do të thotë në bashkëpunim me kryeministrin. Emëroj plot njerëz të tjerë, por shefin e AKI-së e emëron presidenti në koordinim me kryeministrin, unë duhet me qit firmën”, ka thënë Haradinaj.

Por, sipas Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, “presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me kryeministrin emërojnë drejtorin e AKI-së brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”, shkruan sot koha ditore. Drejtori i AKI-se shkarkohet nëpërmjet procesit të njëjtë me të cilin është emëruar. Drejtori i AKI-së: “(i) shërben si këshilltar i presidentit dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës për çështje të inteligjencës që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi