Haradinaj i’a dorëzon Kuvendit letrën e dorëheqjes

Ramush Haradinaj ka dorëzuar sot në Kuvendin e Kosovës zyrtarisht letrën e dorëheqjes

Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit, përmes një komunikate.

“Sot, kryeministri në dorëheqje i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dorëzuar në Kuvend zyrtarisht letrën e dorëheqjes së tij. Letra e dorëheqjes u është proceduar menjëherë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare”, thuhet në njoftim.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Kryeministrit të Kosovës të premten e javës së kaluar.

Në njoftimin për dorëheqjen e tij, Haradinaj ka treguar se është ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistar.

Haradinaj ka thënë se nuk do të shkojë në cilësinë e të parit të Qeverisë, pasi sipas tij kjo do të ia rëndonte Kosovës gjendjen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi