Haradinaj flet pas takim me përfaqësuesit e Merkelit dhe Macronit, për çfarë biseduan?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot është takuar me delegacionin ndër- qeveritar nga Gjermania dhe Franca, i cili u zhvillua pa prani të mediave.

Por, kryeministri Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në takim me delegacionin ndër- qeveritar nga Gjermania dhe Franca, dhe përfaqësuesit e Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron, kanë diskutuar  për rrjedhën e Samitit të Berlinit dhe parapërgatitjet për vazhdimin e angazhimit në takimin e radhës në Paris.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot prita delegacionin ndër- qeveritar nga Gjermania dhe Franca, dhe përfaqësuesit e Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron, për të diskutuar rrjedhën e Samitit të Berlinit dhe parapërgaditjet për vazhdimin e angazhimit në takimin e radhës në Paris.

Kosova është gati për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë, dhe mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur!.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi