Haradinaj është hequr nga lista e të kërkuarve në INTERPOL

Emri i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është hequr nga lista e të kërkuarve të INTERPOL-it, i cili ishte në këtë listë bazuar në një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Halil Matoshi, ka konfirmuar se emri i kryeministrit Haradinaj është hequr nga lista e Interpolit duke u hequr edhe pengesa për të udhëtuar jashtë vendit.

Ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Abelard Tahiri, një ditë më parë kishte deklaruar se konfirmimin nga Interpol-i e kanë marrë pasditen e së premtes. Kujtojmë se kryeministri i Kosovës dhe ish-udhëheqës i UÇK-së, Ramush Haradinaj, më 4 janar ishte ndaluar nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit bazuar në një urdhër arresti të Serbisë të lëshuar në vitin 2004. Ndërsa në muajin prill Gjykata e Apelit në qytetin francez Colmar e liroi Haradinajn duke refuzuar kërkesën që ai të ekstradohet në Serbi e cila e ngarkon atë për “krime të luftës” të kryera në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999.

Ai në vitin 2015 ishte arrestuar edhe në Slloveni dhe më pas është liruar./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi