Haradinaj e “zë ngushtë” drejtorin e KEK, ja çfarë e pyet

A ju keni dhanë punëtoreve të KEK-ut qymyr? Ishte kjo pyetja që Daut Haradinaj i bëri drejtorit të KEK-ut Arben Gjukës gjatë raportimit të sotëm në komisionin për Bujqësi, Pylltari Zhvillim Rural dhe Mjedis Hapësinor.

Drejtori Gjuka, gjatë raportimit insistonte ne atë që KEK nuk është indikatori kryesor për ndotje të ajrit në kryeqytet madje duke u lavdëruar se pikërisht në vendin ku janë te vendosur tymtarët e KEK-ut në Obiliç ajri është më pastër sesa në Prishtinë.

“Ndotja ka qene shumë ma e ultë në Obiliç sesa ne Prishtinë. Ndotja viteve të kaluara nuk ka qenë nga tymtarët, por nga deponia e mbeturinave që tashmë ëhtë rregulluar”, tha Gjuka

Ky vlerësim si duket nuk i pëlqeu shefit të këtij komisioni Daut Haradinaj, i cili e pyeti Gjuken se a u ka dhënë KEK-u qymyr punëtoreve të saj?/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi