KOSOVA

Haradinaj-Clintonit: Ju na ndihmuat ta fitojmë luftën dhe së bashku e ndërtuam paqen

Spread the love

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ish-Presidentin e Amerikës, Bill Clinton.

Haradinaj ka falënderuar Clinton-in që ndihmoi të fitohet lufta dhe që bashkë të ndërtohet paqja.

Haradinaj i shprehi mirëseardhje në shtëpinë et ij dhe tek populli në zemrat e të cilëve Clinton është si njeriu më i dashur.

Kryeministri i vendit tha se falë vendosshmërisë së Clinton, humanizmit dhe guximit të tij u jetësua e drejta për liri dhe demokraci.

Postimi i plotë:

Ju na ndihmuat ta fitojmë luftën dhe bashkë e ndërtuam paqen!
Mirë se erdhe në shtëpinë tënde dhe te populli në zemrat e të cilit ju keni hyrë si njeriu më i dashur, President Bill Clinton. Falë vendosmërisë, humanizmit dhe guximit tuaj, ne jetësuam të drejtën tonë për liri dhe demokraci dhe ndërtuam shtetin e Kosovës!
Falë kësaj kthese historike, fëmijët tanë sot jetojnë të lirë. Të lirë për të pasur jetë, për të pasur ëndrra, për të pasur shtetin e tyre, Kosovën!
President Clinton, faleminderit dhe përjetë mirënjohës për ju dhe popullin Tuaj.

Zoti e bekoft Amerikën!
Zoti e bekoft Kosovën!

RH

Related posts

“Rritja ekonomike 4.7% s’është për mburrje, proceset politike shkak që kjo të mosarrihet”

dritatv

Shefi i AKI-së jep dorëheqjen

dritatv

Detaje të reja nga tentim-sulmi kundër KFOR-it

dritatv

Leave a Comment