KOSOVA

Haradinaj: Bota asnjëherë nuk duhet të heshtë karshi asnjë gjenocidi

Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Srebrenicës priti në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, deputeten e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe ish-deputetin Xhezair Murati, të cilët vijnë nga radhët e komunitetit boshnjak në Kosovë.

Siç njofton komunikata nga Kryeministria, Haradinaj me këtë rast, në emër të popullit të Kosovës shprehu nderim dhe respekt për viktimat, duke theksuar se populli i Kosovës gjithmonë do të ndajë dhimbjen me popullin boshnjak.

“Edhe në Kosovë ka pasur masakra shumë të rënda, të kryera nga regjimi i egër i Millosheviqit, për të cilat ende ndjejmë dhimbje të madhe”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se masakra në Srebrenicë dhe masakrat e tjera masive në Ballkan mbeten njolla të pa shlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia e munguar.

Haradinaj theksoi gjithashtu se bota asnjëherë nuk duhet të heshtë karshi asnjë gjenocidi, viktimë e së cilës ishin populli kosovar dhe ai boshnjak.

Nga ana e tyre, ministri Demiri, deputetja Balje dhe ish-deputeti Murati, falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe respektin që ai ka në vazhdimësi për komunitetin boshnjak dhe që bashkëndjen me dhimbjen për viktimat e Srebrenicës, masakër kjo më e madhja në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Related posts

Turqia ofron mbështetje për SHSKUK

dritatv

Presidenti Trump mbështet ndarjen e Kosovës

dritatv

Çmimet e produkteve të konsumit shënojnë rritje në Kosovë!

dritatv

Leave a Comment