Haradinaj: BE-ja nuk ka lejuar ndërhyrje në grupin punues për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka folur për grupin punues që do të merret me hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.
 
Duke u përgjigjur në pyetjen e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit lidhur me përbërjen e këtij grupi, Haradinaj ka thënë se kjo është produkt i mëhershëm dhe se nuk janë lejuar ndryshime ose shtim i personelit.
“Grupi punues është produkt i mëhershëm, ndërsa në përbërje ose në procese të tjera është diçka tjetër. E kam pasur një ide që këtë grup punues me e pasuru, mirëpo nga BE-ja është thënë që grupi punues është ky. Pra grupi i sotëm nuk është produkt i kësaj Qeverie, dhe tendenca për me e pasuru këtë grup nuk ka pasur përkrahje”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai ka thënë se ka kërkuar ndryshime në këtë grup, mirëpo iniciativa e tij nuk ka gjetur përkrahje.

Ndërsa duke u përgjigjur në pyetjen shtesë të Hotit, Haradinaj tha se ky grup punues është produkt i Qeverisë Mustafa, dhe e mira e kësaj është se vlerësimin mund ta japë Gjykata Kushtetuese, raporton lajmi.net.“Edhe grupi edhe cdo gjë, Asociacioni është produkt i Qeverisë suaj, por është diçka e mirë, pa marrë parasysh në proces, në Qeverinë para meje e kishin lanë një të mirë, që me e dhanë vlerësimin Gjykata Kushtetuese”, ka përfunduar Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi