Hapja e negociatave, Rama me Mogherinin: Sforcot tona u vlerësuan pozitivisht

Edi Rama dhe Federica Mogherini kanë dalë në një konferencë për shtyp pas takimit me dyer të mbyllura, kur Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme në BE i ka dorëzuar Kryeministrit shqiptar progres raportin që i rekomandon BE-së hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Kemi nevojë për miq të mirë dhe të vërtetë në Europë. Mogherini është këtu sepse ne ja kemi dalë të hedhim një hap shumë të rëndësishëm. Slogani i vetëm i yni ka qenë Europa. Ne emër të gjithë shqiptarëve e falenderoj me zemër Mogherinin për gjithçka ka bërë deri tani, duke na mbështetur në një rrugë aspak të lehtë. Falenderoj edhe Presidentin Juncket, si dhe komisionerin Hahn. Sforcot tona të ta jashtëzakonshme për vettingun, për të çrrënjosur kanabisin, për të luftuar korrupsion dhe për të reformuar asministratën publike, për të zgjeruar lirinë e shprehjes, janë vlerësuar pozitivisht. Por ky nuk është fundi i përpjekje, por fundi i një faze dhe fillimi i një tjetre edhe më të vështirë. Sot kemi një tjetër kapitull i gjithi për t’u shkruar. Sistemi i drejtësisë duhet të shkojë me tutje”, u shpreh Rama.

“Vijon”

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi