Hapet xhamia më e madhe në Anamoravë

Në Pozharan të Vitisë u hap xhamia e re, e cila konsiderohet si më e madhja në rajonin e Anamoravës.

Në këtë ceremoni përpos qindra besimtarëve, morën pjesë edhe strukturat më të larta të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë, si dhe përfaqësuesit e qeverisë lokale.

Në fjalën e tij, myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, shprehu edhe njëherë angazhimin e tij dhe të Bashkësisë Islame në luftë kundër dukurive negative, terrorizmit dhe radikalizmit. “Islami është fe e paqes dhe promovon paqe, andaj ata të cilët mundohen t’i mveshin islamit dhunën, terrorizmin dhe radikalizmin e thonë vetëm të pavërtetën”- tha mes tjerash Myftiu Tërnava.

Një fjalë përshëndetëse mbajtën edhe nënkryetari i Komunës së Vitisë, z. Hasan Aliu, si dhe kryesuesi i Kuvendit të Vitisë, z. Naim Pira.

Xhamia e Pozharanit u ndërtua me një kontribut të banorëve të këtij lokaliteti./Kosova Post/