Hapet ura më e gjatë në botë pas 9 vitesh ndërtim

Pas nëntë viteve të ndërtimit, në maj apo qershor të këtij viti, Kina do të hapë urën Hong Kong-Zhuhai-Macau.

Edhe për kushtet kineze, ky është një megaprojekt i vërtetë. Me një gjatësi totale prej 55 kilometrash, kjo është ura më e gjatë në botë që shtrihet përgjatë ujit. Me formën Y, ajo lidh tre qytete të mëdha (Hong Kong, Zhuhai dhe Makao), dhe e gjithë struktura është në të vërtetë një urë dhe tunel nënujor.

Se sa mbresëlënëse është ura, tregon fakti se ajo është 20 herë më e gjatë se ura e famshme Golden Gate në San Francisko. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi