Hapet Qendra e Mjekësisë Familjare numër 3

 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me nënkryetarin Selim Pacolli dhe Drejtorin për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Arben Vitia, morën pjesë sot në hapjen e Qendrës së Mjekësisë Familjare numër 3.

Kjo komunë njofton se renovimet në këtë Qendër kanë ndikuar në gjithpërfshirje, duke iu krijuar qasje edhe personave me nevoja të veçanta si dhe të moshuarve.

“Më parë, një pjesë e konsiderueshme e hapësirës brenda Qendrës, ka qenë e pashfrytëzueshme.

Tashmë, i gjithë objekti është i furnizuar me pajisjet më moderne, me ç’rast është lehtësuar dukshëm edhe puna e stafit shëndetësor”, bëhet e ditur në njoftim, transmeton Klan Kosova

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi