SHQIPERIA

Hapet njëri krah i segmentit rrugor Tiranë-Elbasan

Spread the love

Pas 8 vitesh që nga nisja e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, sot është hapur krahu i majtë i këtij segmenti.

Mësohet se është hapur loti i parë i këtij aksi rrugor nga kryqëzimi i Ibës deri në hyrjen e tunelit të Krrabës.

Mjetet do të kalojnë në karrexhatën e majtë të këtij segmenti me 3 korsi duke përfshirë edhe korsinë e emergjencës.

Pavarësisht hapjes së njërit segment të këtij aksi rrugor, punimet vazhdojnë ende dhe pjesa në Ibë vazhdon të mbetet problematike për shkak të rrëshqitjes masive të dherave.

Rruga 27 kilometra ka te hapur plotesisht segmentin nga rrethrotullimi teg deri ne ibe ne te duja karrexhatat. Nga Iba deri tek tuneli i Kërrabës qarkullimi reduktohet me një korsi për sens lëvizje pasi kahu i djathtë i autostradës në tre kilometra gjatësi ku dhe ndodhen shembjet e dherave, është i papërmbyllur.

Po kështu rruga ngushtohet në dalje të tunelit 2 kilometra në afërsi të fshatit Mamel ku prej muajit shtator qeveria ka nënkotraktuar një kompani private për largimin e gurëve ciklopikë pas shembjës së ndodhur në datë 9 dhjetor 2017.

Kompania ka përfunduar pjesërisht punën për ndërtimin e një tuneli të hapur afër 100 metra të gjatë si dhe ndërtimin e një muri mbajtës afër 150 metra gjatësi. Po kështu ka realizuar shkallëzimin e shpatit kodrinor duke larguar edhe gurët ciklopikë.

Për këtë ndërhyrje qeveria akordoi 3 milion dollarë ndërsa u lajmërua përfundimi i ounimeve brenda muajit dhjetor po që deri më sot është e papërmbyllur.

Ndërkohë problematika më e madhe mbetet në ibë ku qeveria shtoi buxhetin në 2017 me 35 milion dollarë shtesë. Në total rruga ka marrë 355 milion dollarë dhe pas 8 vitesh nga nisja nuk mund të quhet ende e hapur plotësisht.

Related posts

Qeveria e vjetër dhe e re në Elbasan; Rama mbledh për 9 orë ministrat

dritatv

Skandali me Unazën e Re, Gjiknuri: Zgjidhëm kontratën

dritatv

OSHEE, në terren për shmangien e avarive nga moti me reshje

dritatv

Leave a Comment