EKONOMI

Hapet Forumi Ekonomik Kosovë – Turqi

Spread the love

Zv/kryeministri i Kosovës dhe ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, para pak minutash përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot së bashku me ministrin e zhvillimit ekonomik të Turqisë si dhe në prezencën e shumë bizneseve nga Turqia dhe Kosova, kanë hapur Forumin Ekonomik Kosovë-Turqi.

Me këtë rast Pacolli u bëri thirrje bizneseve turke, që të rrisin edhe më shumë investimet në Kosovë, duke shtuar kështu se tregu i Kosovës është i hapur për kompanitë dhe investimet turke.

Postimi i Pacollit në Facebook:

“Para pak qastesh, së bashku me mikun tim, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Lutfi Elvan dhe në prezencën e shumë bizneseve si nga pala turke, por, edhe nga ajo e Kosovës hapëm Forumin Ekonomik Kosovë – Turqi.

I bëra thirrje bizneseve turke, që të rrisin edhe më shumë investimet në Kosovë. Tregu i Kosovës është i hapur për kompanitë dhe investimet turke. Marrëdhëniet e afërta në mes dy vendeve dhe dy popujve, pozicioni strategjik i Kosovës më afër Evropës, lehtësimi i procedurave për të bërë biznes në vendin tonë dhe Ligji për Investime Strategjike, duhet të shihen si mundësi për biznesin dhe kompanitë turke.

Thirrje të njëjtë kompanive turke për rritjen e investimeve turke në Kosovë i bëri edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Lutfi Elvan. Turqia, bënë pjesë në grupin e vendeve me prezencën më të madhe të investimeve në Kosovë.

Deri më tash janë regjistruar gjithsej 700 biznese turke, që kanë investuar rreth 367,80 milion Euro dhe llogaritet se nga këto janë krijuar rreth 10 mijë vende të reja pune. Presim, që në një të ardhme të afërt të shohim miliarda dhe shumë më shumë vende të reja pune”, ka shkruar Pacolli./Kosova Post/

Related posts

Bitcoin për herë të parë në vlerën mbi 7.000 dollarë

dritatv

PayPal aplikon për patentë për pagesa me kriptovaluta

dritatv

Nafta e nis javën me rritje

dritatv

Leave a Comment