HAPEN APLIKIMET PËR BURSA NË TË GJITHA NIVELET NË TURQI

HAPEN APLIKIMET PËR BURSA NË TË GJITHA NIVELET NË TURQI

PËRSHKRIMI I BURSAVE
Bursat Turke kanë synim mbështetjen e kandidatëve që duan të ndjekin studimet në nivelin Bachelor, Master ose Doktoraturë në Universitetet në Turqi.

Periudha e aplikimeve: 5 Shkurt-5 Mars 2018

VLERA E BURSËS:
Bursa përfshin një pagesë mujore, akomodim, tarifën e shkollës, kurs 1-vjeçar të gjuhës turke, kostot e udhëtimit dhe sigurimin shëndetësor.

KRITERET:
Kandidatët që janë diplomuar ose duan të diplomohen nga një institucion arsimor ekuivalent me atë të Turqisë (dmth. niveli bachelor për nivelin master) mund të aplikojnë për bursat Turke.
Ka kritere kufizuese sa i takon moshës së aplikantëve.
Për aplikantët në nivelin Bachelor: personat që kanë lindur jo më parë se 01.01.1997
• Për aplikantët në nivelin Master: personat që kanë lindur jo më parë se 01.01.1988,
• Për aplikantët në nivelin Ph.D: personat që kanë lindur jo më parë se 01.01.1983,
• Për aplikantët në programe kërkimi: personat që kanë lindur jo më parë 01.01.1973,

PROCESI I APLIKIMIT
Aplikimet duhet të bëhen vetëm përmes faqes zyrtare. Aplikantët duhet të ngarkojnë të gjithë informacionin dhe dokumentat e nevojshme në sistemin e aplikimit. Aplikimet e kryera me postë ose dorazi nuk do të pranohen.

Për më shumë informacione, klikoni në faqen zyrtare www.turkiyeburslari.gov.tr, në Call Center 0850 455 0982 ose dërgoni një e-mail në adresën info@turkiyeburslari.org.

______________________________________
VINI RE: Shoqata Visare me këtë postim ka qëllim promovues dhe nuk është pjesë e procesit të përzgjedhjes apo referimit të studentëve. Të gjitha procedurat kryhen ONLINE.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi