Hamasi thirrje palestinezëve në mbështetje të Jerusalemit

Organizata palestineze Hamas u bëri thirrje palestinezëve që të mblidhen në “Mbështetje të Jerusalemit”, duke e shpallur ditën e premte si “E premtja e zemërimit”.
Në një deklaratë nga Hamasi thuhet: “I bëjmë thirrje popullit palestinez që të kundërshtojnë planin e SHBA-ve për zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem dhe njohjen e këtij qyteti si kryeqytet të Izraelit, si dhe për ta shpallur ditën e premte si ‘Dita e zemërimit’ kundër Izraelit”.

Më tej në deklaratë thuhet se Jerusalemi është vija e kuqe për popullin palestinez.

“Rezistenca, pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë, nuk do të pranojë që ai të preket”, qëndron në deklaratë ndërsa kërkohet nga të rinjtë e Bregut Perëndimor që t’i përgjigjen planit të SHBA-ve nëpërmjet rrugëve të mundshme.

Në deklaratë u bëhet thirrje palestinezëve që ta shpallin ditën e premte si “E premtja e zemërimit” dhe të mblidhen në “Mbështetje të Jerusaelmit”.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar mbrëmë nga grupet palestineze, në mesin e të cilëve është edhe Hamasi dhe Fatahu, iu bë thirrje popullit palestinez që të reagojë kundër planit të SHBA-ve “duke u mbledhur dhe protestuar në qendrat e qyteteve, përballë ambasadave dhe konsullatave të SHBA-ve”.

Më parë ishte bërë e ditur se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas, kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, Mbretin e Jordanisë, Abdullah, dhe ka shprehur planin e tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi