Hamas dënon deklaratën e koordinatorit special të OKB-së

Hamas dënon deklaratën e Koordinatorit special të OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Nikolay Mladenov, i cili rezistencën palestineze e përshkruan si “terrorizëm”.

Në një deklaratë me shkrim nga Hamasi thuhet se “Mladenov e di plotësisht se terrorizëm është kryerja e masakrave, vrasja e fëmijëve dhe shkelja e shenjtërive nga pushtuesi dhe se rezistenca është e drejta e popujve nën pushtim. Kjo është kështu edhe sipas të drejtave ndërkombëtare”.

“Rezistenca e popullit tonë vjen si rezultat i pushtimit dhe bëhet për mbrojtjen e të drejtave të vjedhura”, thuhet më tej në deklaratë.

Mladenov sot në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter tha se “Terrorizmi dhe ata të cilët e lavdërojnë atë nuk mund të kenë asnjë arsyetim. Kjo nuk është rruga e cila çon në paqe. Autorët e sulmit të djeshëm duhet t’i dorëzohen drejtësisë”.

Në mediat izraelite dje thuhej se një kolon hebre dje ka humbur jetën në spital ku ishte dërguar pasi ishte plagosur rëndë pas një sulmi me armë zjarri nga një automjet në afërsi të vendbanimit hebrej Havat Gilad, në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, nën pushtim./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi