Haley për miratimin e rezolutës së OKB-së: Me këtë asgjë nuk ndryshon

 

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley me rastin e miratimit të projekt rezolutës së OKB-së për mbrojtjen e civilëve palestinezë, ka thënë rezoluta të tilla nuk mund të sjellin ndryshime në rajon.

Haley pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB), pas miratimit të projekt rezolutës e cila bënë thirrje për mbrojtjen e popullit palestinez, potencoi se drafti nuk flet aspak për lëvizjen Hamas.

Ajo theksoi se rezoluta të tilla nuk u kontribuojnë ndryshimeve në rajon.

“Miqtë e mi turq edhe vetë e dinë se miratimi i një rezolute të tillë nuk do të sjellë kurrfarë ndryshime”, ka thënë Haley, duke shtuar se AP e OKB-së ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme pikërisht me inicativë të Turqisë dhe me mbështetje të Algjerisë.

Asambleja e Përgjithshme të mërkurën miratoi projekt rezolutën e cila bën thirrje për mbrojtjen e popullit të Palestinës.

Rezoluta u miratua me 120 vota për, 8 kundër, ndërsa 45 shtete ishin të përmbajtura.

Projekt rezoluta, ndër të tjera nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkon që në afat prej 60 ditësh të ndërmarrë hapat e nevojshëm në drejtim të mbrojtjes së civilëve në territoret palestineze, vendosjen e sigurisë dhe mirëqenies dhe krijimin e një raporti në lidhje me mekanizmat e mbrojtjes ndërkombëtare të civilëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi