Hakmarrja e Katalonjës, Girona mund Realin

Ndërsa Spanja po kalon kohë të nxehta nën diskutimin e shkëputjes së Katalonjës, nota të nxehta ka marrë edhe sporti. Reali Madridit , rivalja e përjetshme e ‘Katalonjës’ është mundur pasditen e së dielës në Girona me rezultatin 2-1.

Një ndeshje e luajtur me zemër në stadiumin “Montivili”, me vendasit që u gjendën në disavantazh që pas 12 minutash lojë, me një gol nga Isco. Reali u ndje superior pas shënimit të golit dhe dalëngadalë filloi të lëshojë në lojën e tij.

Me fillimin e së dytës vendasit treguan agresivitet, veçanërisht me kundërsumet. Stuani me një aksion individual, arriti të filtronte mirë brenda zonës madrilene në minutën e 54-t dhe gjuajtja e tij pushoi në rrjetën e portierit Casilla.

Vetëm 4 minuta më vonë Reali u befasua sërish, në një aksion të gjatë në zonë dhe Portu e çoi topin në rrjetë për herë të dytë. Madrilenët kontesuan një pozicion të parregullt të sulmuesit vendas.

Përpjekjet e Realit hasën në rezistencën e skuadrës nga Katalunja, që me këtë fitore ngjitet në vendin e 11. Kjo është humbja e dytë e Real Madrid në këtë sezon, që tani është 8 pikë larg nga Barcelona, pas 10 javësh./Top Channel/

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

Rusia shqyrton shkyçjen nga interneti

Rusia është duke llogaritur që të shkyçet për një kohë të shkurt nga rrjeti global i internetit. Kjo mund të bëhet si pjesë e një...

Shqiptarët, të parët në botë për kërkesat për azil në BE, në raport me popullsinë

Dëshira e shqiptarëve për të ikur është aq e lartë, saqë po ia kalojnë dhe dhe vendeve...

Aplikimet e maturantëve, formulari A2 do të nisë të plotësohet më 30 korrik

Maturantët që do të studiojnë në Shqipëri duhet të aplikojnë në universitete në datat 30 korrik deri në 4 gusht. Njësoj si vjet, aplikimi...

Së fundi

UEFA i dorëzohet presionit: VAR edhe në Champions, me një kusht

Qeveria e futbollit europian iu dorëzua presionit, gjithmonë e më tepër në rritje, për të aplikuar sistemin e videoarbitrimit, diçka që ndan ende opinionin...

Shkëlqeu me Brazilin, Everton është “pengu” i madh i Milanit

Milan ka më shumë se një arsye për të mbajtur gjatë një “peng” në merkato. Klubi kuqezi, më saktë ish-drejtoris sportiv Leonardo kishte evidentuar...

Akar: Marrëveshja e Soçit vijon sipas planit

Marrëveshja e Turqisë me Rusinë për tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga Siria veriore është duke vijuar...