Haki Abazi ka dy fjalë për Thaçin dhe vëllezërit e tij

Pas dështimit të Kosovës, që të bëhet anëtare e Interpolit, kanë reaguar përfaqësues të skenës politike dhe shoqërisë civile, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e liderëve tanë politik dhe institucional.

Analisti politik, Haki Abazi thotë se, krimi i organizuar dhe rrjetet kriminale të trafikimit me njerëz dhe mjete narkotike, janë probleme globale dhe duhet luftuar me mekanizma global.

Abazi shprehet se në Kosovë, Serbia është e interesuar që të lulëzoj krimi dhe korrupsioni, arsye kjo që kishte lobuar kundër Kosovës në Interpol.

Sipas tij, Thaçi bashkë me njerëzit e tij i kanë dhënë faqen e zezë vendit dhe ka zbehur të gjitha mundësitë për të ecur para.

“Serbia është e interesuar që në Kosove të lulëzoje krimi dhe korrupsioni që Kosova të mos bëhet shtet i fortë kurrë dhe të jetë i udhëhequr nga njerëz që kanë probleme me ligjin. Kjo ashtë arsyeja pse po lobon kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Anëtarësimi i Kosovës në Interpol dhe pastrimi i skenës politike nga korrupsioni krimi e rrezikon seriozisht klasën politike, policore e ushtarake të Serbisë. Pranimi i Kosovës në Interpol është fillimi i demokratizimit dhe pastrimit të Serbisë si pasojë dhe gjetjes së kriminelëve të luftës. Pacolli duhet dhënë dorëheqje menjëherë, ai njihet si njeriu që ka probleme me drejtësinë dhe bizneset e tij ne Kazakistan dhe Rusi gjithmonë janë parë me skepticizëm. Shikoni strukturën e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe mandej mund të shihni arsyet pse këto dështime”, thotë Abazi për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Qeveria duhet të largohet pas dështimit të liberalizmit të vizave dhe anëtarësimit në Interpol.

“Kjo qeveri është shpenzues dhe natyrisht që çdo kush prej shteteve që njohin këtë qeveri e dijnë që është duke thyer ligjin për çdo ditë në favor të pasurimit të njerëzve të saj. Kjo qeveri nuk mundet të jetë e denjë për të anëtarësuar Kosovën askund. Kjo është një farsë qeverisëse për pasurim dhe punësim”, shton tutje ai.

Ndërsa, sipas tij, ombrella e fajit i takon Thaçit dhe dialogut të tij që ka mbyllur në fakt të gjithë dyert për Kosovën.

“Ky njeri që potencialisht ka problem me ligjin ndërkombëtarë i akuzuara nga Dick Marty dhe që vëllezërit e tij janë bërë problemi kryesorë bashkë me PRONTO klanin të cilët për veç që kanë përfituar nga brenda tani investimet e tyre janë edhe në vendet e BE dhe vendet tjera. Këto pastrime parash dhe pasurim nga buxheti i shteti janë përcjellë dhe po përcjellën afër nga shtetet që do të duheshin të përkrahnin Kosovën. Thaçi bashkë me njerëzit e tij i kanë dhënë faqen e zezë vendit dhe ka zbehur të gjitha mundësitë për të ecur para. Kjo u pa edhe sot. Me këtë strukturë krejt çka mund të bëhet është që të vazhdohet keqpërdorimi dhe manipulimi politikë dhe ekonomik”, përfundon Abazi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi