Hakerët vodhën të dhënat e 800 mijë klientëve në “Swisscom”

Operatori zviceran i telefonisë celulare “Swisscom” njoftoi sot se një sulm i hakerëve në sistemin e tyre u regjistrua në fund të vitit të kaluar, me ç’rast janë rrezikuar të dhënat personale të rreth 800,000 klientëve.

Sipas kompanisë, një haker i panjohur ka pasur qasje në informata për emrat, adresat, numrat e telefonave dhe datat e lindjes së klientëve të saj.

“Swiscom” thekson se me ndërhyrjet e hakerëve nuk janë kërcënuar fjalëkalimet, pagesat për klientët dhe kompania nuk ka marrë ankesa nga përdoruesit për keqpërdorimin e të dhënave të tyre.

Incidenti është zbuluar aksidentalisht gjatë kontrollit rutinë, pas së cilës është kryer një hetim më i gjerë.

Viktima të ndërhyrjes së hakerëve janë rreth 10 për qind e popullsisë zvicerane./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi