“Hajdutët e votave janë të paprekshëm”, Alibeaj: Prokuroria nën kontrollin e Edi Ramës

Përmes ish-deputetit Enkeled Alibeaj, PD akuzoi sot kryeministri Edi Rama se ka bënë në kontroll Prokurorinë. Alibeaj tha se organi i akuzës ka stopuar verifikimin e kriminelëve të Edi Ramës në të paktën 3 bashki të vendit të cilët ende qëndrojnë në detyrë për shkak të mosveprimit të prokurorisë.

“Hajdutët e votave janë të paprekshëm. Ata nuk hetohen dhe nuk ndëshkohen, sepse i shërbejnë pushtetit të korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës.” u shpreh Alibeaj.

Deklarata e Plotë:
Pavarësisht se flet nga mëngjesi në darkë për drejtësinë dhe qytetarët, Edi Rama është një nga armiqtë më të mëdhenj të drejtësisë së pavarur dhe zgjedhjeve demokratike.

Me kontrollin e plotë mbi prokurorinë, Edi Rama ka bllokuar çdo veprim të drejtësisë kundër atyre që blejnë vota, kundër kriminelëve që përdoren më zgjedhje, kundër komisionerëve që manipulojnë rezultatin për të mbajtur në këmbë pushtetin e korruptuar dhe kriminal të Edi Ramës.

Me kontrollin e plotë mbi prokurorinë Edi Rama ka stopuar verifikimin e kriminelëve të tij në të paktën 3 bashki të vendit, për të cilët Partia Demokratike ka sjellë dokumenta të pakundërshtueshëm.

Megjithëse kanë kaluar disa javë nga denoncimi i tyre, kriminelët e Ramës vazhdojnë të drejtojnë bashkitë, vazhdojnë të mos përballen me drejtësinë për shkak të mosveprimit të prokurorisë.

Prej më shumë se 3 muajsh, Partia Demokratike ka referuar në prokurori krimin shtetëror të 30 Qershorit, rastet flagrante të blerjes së votave, presionit mbi administratën, shkeljen flagrante të ligjit nga komisionerët e të gjitha niveleve, manipulimin e votave në 30 Qershor, por organi i prokurorisë nuk ka bërë asnjë veprim.

Deri tani:

• Nuk ka asnjë procedim penal të regjistruar.
• Nuk ka asnjë person të hetuar.
• Nuk ka asnjë person të arrestuar.

Nën kontrollin e Edi Ramës po veprohet kundër vullnetit të Bashkimit Europian për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Hetimi i krimeve elektorale është një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por prokuroria hesht. Hajdutët e votave janë të paprekshëm. Ata nuk hetohen dhe nuk ndëshkohen, sepse i shërbejnë pushtetit të korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës.

Duke mos regjistruar zyrtarisht asnjë procedim penal që lidhet me zgjedhjet, Prokuroria ka zhvlerësuar edhe ODIHR-in, i cili thekson se ishte dëshmitar i rasteve të kërcënimit të votuesve dhe shkeljes së fshehtësisë së votës në qendrat e votimit.

Mosveprimi i prokurorisë për të ndëshkuar krimet zgjedhore që mbajnë në pushtet Edi Ramën, është treguesi më i qartë i mungesës së vullnetit politik të kryeministrit për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme.

Edi Rama është pengesa e vetme që Shqipëria nuk bën dot zgjedhje si në Kosovë apo në vende të tjera, ku demokracia funksionon vërtet.

Mungesa e vullnetit politik të kryeministrit për zgjedhje të lira e të ndershme ka bllokuar zbatimin e planit me 5 pika të opozitës së Bashkuar për realizimin e një reforme të vërtetë elektorale, një plan që është pikënisje për zgjidhjen e krizës së rëndë të vendit.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

E rëndë, refugjati vritet nga treni në Maqedoninë Veriore

Policia në Maqedoninë e Veriut thotë se një 23-vjeçar pakistanez ka vdekur pasi u godit nga një...

Kosova tërheq kërkesën për anëtarësim në INTERPOL, ja arsyeja

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se ka vendosur të kërkojë shtyrjen e votimit për...

Presidenti i KE, Juncker nis vizitën zyrtare në Tiranë

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i shoqëruar nga Komisioneri Europian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, ka nisur vizitën zyrtare në...

Së fundi

Qeveria paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia. Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë. Statistikat tregojnë...

Greqia shënon viktimën e 173-të nga COVID-19, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

Greqia ka shënuar edhe një viktimë së fundmi nga COVID-19 duke e çuar bilancin në 173. Vendi fqinj në 24 orët e fundit ka shënuar...

Kosovë : 9 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të shëruar.

NËNTË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR! Sot më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...