Hahn kërkon pezullimin e taksës ndaj Serbisë

Komisioneri për Zgjerim nga Bashkimi Evropian Johannes Hahn, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi ka thënë se është më se e rëndësishme të rinisë dialogu mes Kosovës e Serbisë.

Hahn përmes një postimi në Twitter ka bërë thirrje që së paku taksa të pezullohet.

“Takim i mirë me Presidentin @HashimThaçiRKS. Është e rëndësishme që dialogu mes Serbisë e Kosovës të rinis me shpejtësi, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. Unë e përsërita pozicionin e Bashkimit Evropian se tarifat ndaj produkteve serbe nga Kosova, duhet të paktën të pezullohen”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi