Guillerma Del Toro fitues i çmimit “Luani i Artë” në Festivalin e filmit në Venecia

Çmimi “Luani i Artë” në Festivalin e 74-të Ndërkombëtar të Filmit të Venecias iu dha regjisorit meksikan Guillermo Del Toro për filmin “The Shape of Water”, raporton Anadolu Agency (AA).

Me shpalljen e veprës më të mirë dhe ndarjen e çmimeve, mbrëmë ka përfunuar Festivali i 74-të i filmit në Venecia të Italisë.

Filmi më i mirë u shpall vepra e autorit meksikan Guillermo Del Toro “The Shape of Water”, në të cilin paraqitet historia e dashurisë të vajzës memece dhe krijesës të pazakontë.

“Luani i Argjendtë” në kategorinë e regjisorit më të mirë i takoi francezit Xavier Legrand për filmin “Jusqu’a la Garde”. Regjisori izraelit Samuel Moaz mori “Çmimin e Jurisë” për filmin “Foxtrot”, ndërsa “Çmimi Special i Jurisë” shkoi për regjisorin Warwick Thornton për filmin “Sweet Country”.

Në kategorinë për aktorin më të mirë mashkull, çmimi i takoi aktorit palestinez Kamel Al-Basha për rolin në “The Insult”, ndërkohë që çmimi për aktoren më të mirë femër iu dha aktores britanike Charlotte Rampling për rolin në filmin “Hannah”.

Festivali i Filmit në Venecia, është një festival filmi ndërkombëtar dhe njëherësh më i vjetri në botë. Festivali i parë u mbajt në vitin 1932 në kuadër të Bienales së Venecias.

Që nga viti 1934, mbahet çdo vit në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit në vendin historik Palazzo del Cinema në Lungomare Marconi, në ishullin Lido të Venecias. Festivali nuk është mbajtur midis viteve 1943 dhe 1945, pastaj në vitin 1973 dhe në vitet 1977-1978./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Studentët nuk kënaqen me pak, kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave

Pavarësisht tërheqjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, duke hequr pikën 4 që tarifonte çdo kredit të provimeve të bartura, në VKM-në e kundërshtuar...

Bloomberg: Bosnja në NATO, fronti i ri i përplasjes NATO – Rusi

Në një analizë të gjerë me rastin e fillimit të Planit të Veprimit për Anëtarësim (MAP) për Bosnjen në NATO, agjencia amerikane Bloomberg paralajmëron se një...

INSTAT: 84 për qind e shqiptarëve emigrojnë për punësim

INSTAT ka publikuar një anketë të forcës së punës për vitin 2017, ku vlerësohet se arsyeja kryesore e largimit nga Shqipëria është mundësia për...

Së fundi

Meta takon Avdullah Hotin: Shqipëria mbështet dialogun Kosovë – Serbi, forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara

Presidenti i republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryeministrin Avdullah Hotin, i cili ka ardhur për vizitë në Tiranë. Meta shprehet se i...

Britania e Madhe nuk hap kufijtë me Shqipërinë, ja 57 vendet për të cilat prej 10 korrikut nuk aplikohet karantinimi i detyrueshëm

Britania e Madhe ka hapur kufijtë për 57 vende të botës, por Shqipëria nuk bën pjesë në to. Kjo do të thotë se kufiri ajror mes...

Këshilla të arta

https://youtu.be/gdVbCr7hBmY Titulli: Këshilla të arta Autor: Ebul Ferexh Ibn Xhevzi Përkthyes: Mr. Osman Osmani Redaktor: Bujar Vërbovci Kopertina: Bashkim Mehani Përgaditi për shtyp: Bashkim Avdiu Shtypi: FocusPrint – Shkup Për botuesin: Bashkim...