Guardiola kapet me arbitrin: E njoh që në Spanjë, kërkon që të duket

Pep Guardiola u eliminua edhe një herë tjetër nga Champions League. Pas 3 sezoneve dështimi me Bayern Munchen, trajneri spanjoll nuk arriti për të dytin sezon radhazi që t’i afrohej trofeut me veshë të mëdha me Manchester City.

Në konferencën për shtyp pas humbjes me Liverpool 1-2 (1-5 rezultati i përgjithshëm), Guardiola nisi analizën me arbitrin e ndeshjes, spanjollin Mateu Lahoz.

“I thashë që ishte gol i rregullt ai që i anuloi Sanes, prandaj më dha karton të kuq. Kaq i thashë, nuk e ofendova. I thashë që topi erdhi nga Milneri, kështu që nuk mund të jetë pozicion jashtë loje. Mateun e njoh që në Spanjë, i pëlqen të duket. Kur njerëzit shikojnë diçka, ai shikon diçka tjetër. Është ndryshe të shkosh në pushim 2-0 dhe ndryshe të shkosh 1-0. Në Champions, skuadrat janë shumë të barabarta dhe çdo vendim i arbitrit ndikon në rezultat”, deklaroi Guardiola.

Më pas, trajneri spanjoll foli për sezonin e Manchester City: “Kaluam 10 muaj fantastikë, plot fitore. Champions-i është i veçantë, mjafton të shikoni se çfarë i ndodhi Barçës. Në kampionat kemi shumë pikë avantazh ndaj vendit të dytë, por ky është kompeticion tjetër. Do të kthehemi më të fortë vitin tjetër”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi