“Guardiola është trajneri më i mirë në botë”

Pep Guardiola është një nga trajnerët më të suksesshëm të 10 viteve të fundit në futboll.

Me Barcelonën dhe Bayern Munchen, spanjolli ka fituar një tufë me tituj dhe për shumë persona ai është trajneri më i mirë në botë. Këtë mendim ka edhe Nico Otamendi, mbrojtësi i skuadrës aktuale të cilën drejton Guardiola, Manchester City-n.

Në një intervistë me “Marca”, argjentinasi tha: “Është shumë kërkues si trajner. Vitin e parë me të e patëm të vështirë, pasi ishim mësuar me ide tjetër. Këtë sezon e nisëm mbarë dhe u përshtatëm me metodologjinë e tij. Për mua, është trajneri më i mirë në botë”.

City do të përballet me Liverpool-in në çerekfinalet e Champions League, kompeticion të cilin skuadra nga Mançesteri nuk e ka fituar kurrë. Në këtë përballje të rëndësishme, që vlen trofeun më të lakmuar europian për klube, Manchester City nuk do të ketë në fushë sulmuesin Aguero./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi