Grupimi i Qendrës së Djathtë-shqiptarëve:Mos votoni më 30 qershor

Grupimi i Qendrës së Djathtë me anë të një deklarate për mediat iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos votojnë më datë 30 qershor.

Sipas grupimit në fjalë, zgjedhjet e 30 qershorit janë antidemokratike, antikushtetuese dhe në shkelje të hapur me dekretin presidencial. Në komunikatë thuhet se shqiptarët nuk duhet të pranojnë këtë farsë zgjedhore, që kërcënon dukshëm pluralizmin politik.

Njoftimi i Grupimit të Qendrës së Djathtë:

Të nderuar qytetarë, si rrallëherë në këto tri dekada, vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm që kërcënon një arritje të shenjtë për çdo popull: Pluralizmin politik.

Në kundërshti totale me ligjin dhe me dekretin e Presidentit, tashmë të botuar në fletoren zyrtare të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuesit e ‘Rilindjes’ vijojnë moskokëçarës projektin e tyre për zgjedhje monopartiake.

Fasada institucionale me të cilën kanë veshur kapjen e tri pushteteve, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, po përdoret për të simuluar ligjshmërinë në sytë e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj.

Përballë kësaj organizate, vlerat morale të së cilës u shpalosën qartë në sytë e gjithë botës nga përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, e vetmja alternativë është qëndresa qytetare.

Për këtë arsye, Grupimi i Qendrës së Djathtë, në unison me opozitën e bashkuar, i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos bëhen pjesë e procesit farsë të 30 Qershorit dhe të refuzojnë me neveri votime antikushtetuese dhe antidemokratike.

Ne inkurajojmë Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë të vijojë misionin e saj legjitim, për të bërë, as më shumë dhe as më pak sesa atë që bëjnë të gjithë popujt liridashës, nga të cilët ne frymëzohemi kur demokracia është në rrezik!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi