Grupi i “Kumanovës”, hynë në grevë

Në emër të Grupit Kumanova, nga ta të dënuar me burg të përjetshëm dhe burg për shumë vjet, është publikuar një letër ku kërkohet që çështja e tyre të merret me urgjencë.

Sipas tyre, janë tri arsye të forta që grupi i Kumanovës të kthehet në fokus dhe, siç thonë ata, të bëhet një shqyrtim i rastit.

Ata kanë përmendur si fakt të parë gjendjen shëndetësore të të burgosurve, duke deklaruar se ka dhunë nga zyrtarët e burgjeve në Maqedoni.

Arsye të dytë ata përmendin arratisjen e ish-kryeministrit Gruevski si dhe dënimin e ish-ministres dhe shefit të shërbimit sekret.

E treta, sipas letrës, lidhet me bashkëqeverisjen e LSDM dhe BDI që siç thonë grupi, kanë vazhduar me qasjen e njëjtë ndaj shqiptarëve.

Ndërkohë, grupi i të burgosurve kanë bërë të ditur se kanë hyrë në grevë derisa të merret parasysh kërkesa e tyre.

Letra e plotë:

Janë tri arsye të forta  që rasti i “ Grupit të Kumanovës” do duhet trajtuar me urgjencë në këtë faze kritike të zhvillimeve rreth këtij rasti:

Gjendja shëndetësore e grupit dhe trajtimi çnjerëzor që ushtrohet ndaj tyre nga zyrtarët e burgjeve të Maqedonisë;

Situata e krijuar lidhur me rastin e arratisjes me qëllim shmangies së drejtësisë nga ana e Nikolla Gruevskit, do të duhej konsideruar rrethanë vendimtare për vlerësimin e ligjshmërisë së procesit qysh nga përgatitja dhe orkestrimi i ngjarjeve që dërguan në ngjarjet e Majit 2015, proceset pasuese dhe deri në vendimet finale të sistemit kriminal të “drejtësisë”. Nëse i pari i këtij sistemi është shpallur kriminel, nëse dy personat tjerë kryesor që inskenuan dhe orkestruan gjitha problemet dhe luftën dhe të cilët po ashtu u dënuan, Ish ministrja e Brendshme, dhe ish shefi i shërbimit sekret dolën të shpallën edhe zyrtarisht kriminelë, atëherë pse kjo të mos shërbejë si arsye dhe fakt vendimtar në nxjerrjen e drejtësisë në shesh për rastin Kumanova;

Sistemi aktual i pushtetit shtetëror në Maqedoni, i përbërë nga LSDM dhe BDI, kjo e fundit parti shqiptare, përfaqësuese e shqiptarëve në qeverinë e Maqedonisë, ka filluar avazin e njëjtë të zbatimit të një sistemi të standardeve të ndryshme bazuar në përkatësi etnike, këtu kemi parasysh rastin e sulmuesve të Zijadin Selës dhe kuvendit të Maqedonisë.

Tashme kane kaluar afer 4 vite dhe Grupi i Kumanovës, është duke u trajtuar ne kushtet me çnjerëzore te mundshme. Në këtë rast janë shkelur te gjitha konventat ndërkombëtare lidhur me trajtimin e te burgosurve.

Ashtu si ndodhi rasti me shume montime, kurdisje e persekutime, njëjtë vazhdoi edhe gjyqi me shkelje te drejtave dhe lirive themelore te njeriut,duke u mohuar te drejtat baze te mbrojtjes, duke o mohuar fakte te pamohueshme dhe fakte vendimtare për gjykimin, ku me ndërhyrje politike nuk lejuan qe provat te cilat dëshmojnë qarte se nga i ka rrënjët ky rast i montuar, nuk u ftuan dëshmitarë të cilët me dëshmitë e tyre do ti jepnin zgjidhje kësaj mizorie dhe padrejtësie, po ne te njëjtën forme është duke vazhduar edhe paraburgimi,ne te cilën Grupi i Kumanovës është duke u trajtuar dhe duke qëndruar në kushte ne te cilat nuk i plotësojnë as standardet minimale për ekzistence.

Ju njoftojmë se ne burgjet e Maqedonisë janë duke u përdorur standarde te dyfishta dhe ne një shtet normal e demokratik pa ndërhyrje politike nuk do duhej te ndodhnin. Edhe pse ne gjendemi në paraburgim dhe pas kërkesave te përsëritura nuk është pranuar qe ne të transferohemi në burgun e Idrizoves, ndërkohë te burgosurve te rastit te terrorizmit ndaj Ziadin Seles dhe Kuvendit te Maqedonisë u plotësohen kërkesa ende pa i mbushur 2 muaj burgim.

Ndërkohë ju bëjmë me dije se veprat te cilat ngarkohen padrejtësisht Grupi i Kumanovës është për terrorizëm, e po ashtu edhe sulmuesit e Ziadin Seles akuzohen për terrorizëm ndërkohë qe tashme është e ditur ka diferencime dhe falje te njerëzve me aktakuzë të njëjtë ndërsa për Grupin e Kumanovës as qe diskutohet. Andaj me ane te këtij reagimi shprehim indinjatën e thelle ndaj Institucioneve te Republikës se Kosovës, Qeverise, Kuvendit, Presidentit dhe te gjitha Institucioneve tjera relevante për mos përkrahje dhe për mosmbështetje. Mos interesimi total i institucioneve na ka bere qe te ndihemi keq, te pambrojtur dhe dorën e shtetit për te cilin kemi luftuar, nuk e kemi ndier fare.

Po ashtu me reagim te njëjtë dhe zhgënjim te thelle kemi edhe ndaj Qeverise se Republikës se Shqipërisë te cilët për asnjë moment nuk dolën ne mbrojtje.

 

Ne mungesë te mbështetjes shtetërore, tashme jemi detyruar te hyjnë ne grevë urie për shumë arsye, ne duam zgjidhje të drejtë të rastit, trajtim njerëzor, kushte elementare njerëzore, mbështetje shtetërore, si dhe në fund kërkojmë liri sepse ne ndihemi të pafajshëm.

Me respekt,

Grupi i Kumanovës

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi