Grupi i Deputetëve të Pavarur thërrasin Kryeministrin në interpelancë

 

 

 

12 deputetë që formuan grupin e ri parlamentar pas largimit nga Lëvizja Vetëvendosje kanë dërguar kërkesën e parë zyrtare për interpelancë nga Kryeministri.

Shefi i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu përmes një statusi në Facebook njoftoi se ka kërkuar interpelancë në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit ‘Kosova e Re’ të nënshkruara me 20 dhjetor 2017.

“Kjo interpelancë do të hyjë së shpejti në rend të ditës derisa Kryeministri të kthejë përgjigje zyrtare.Si grup parlamentar jemi të hapur ndaj të gjithë atyre që kanë ide, këshilla dhe sugjerime në lidhje me këtë çështje që ato pastaj t’i themi edhe në Kuvend”, shkroi Sejdiu

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi