KOSOVA

Grupet kriminale në veri në rënie, disa janë arrestuar e disa kanë ikur nga Kosova

Spread the love

Drejtori i Departamentit thënëpër Operacione në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti, duke folur për gjendjen e sigurisë në veri të vendit, ka  se grupet kriminale në atë pjesë të vendit janë në rënie.

Në një intervistë për EO, ai thotë se një pjesë e këtyre grupeve janë arrestuar, e një pjesë tjetër janë detyruar të ikin nga vendi.

Ahmeti ka treguar se shumë shpesh në lokacionet e dyshuara të këtyre grupeve kriminale bëjnë bastisje dhe kontrolle.

“Grupet kriminale kanë tendencë çdoherë që të nxisin incidente gjithandej vendit, por më të theksuara janë në veri. Padyshim që policia ka bashkëpunim edhe me qytetarët e pjesës veriore, një përqindje jashtëzakonisht e lartë çdo ditë e më shumë janë duke u vetëdijesuar, qytetarët janë në hall prej grupeve kriminale që fatmirësisht çdo ditë këto grupe kriminale janë më pak apo të vogla për shkak se një numër i tyre është arrestuar, një numër i tyre janë detyruar të ikin nga Kosova, nuk gjenden në Kosovë. Ne në baza ditore, javore i monitorojmë lokacionet ku ata i kanë vendbanimet dhe bëjmë bastisje dhe kontrolle në shtëpitë e tyre, por edhe në rrugë tjera operative me ndihmën e njësive të tjera të inteligjencës bëjmë verifikimin se a ndodhen në shtëpi dhe lokalitete ku ata i kanë vendbanimet”, ka thënë ai.

Gjendjen në veri të vendit e cilëson stabile, derisa tregon se në atë pjesë ka pasur edhe aksione të tjera operacionale lidhur me dyshimet për kontrabandë e krim të organizuar.

Ai thotë se në këto aksione ka pasur të arrestuar dhe mjete transportuese të konfiskuara.

“Situata në veri është relativisht e qetë, policia e Kosovës e mbulon çdo cep të territorit të Kosovës me patrulla ditore rutinore, policia kufitare dhe njësitë e tjera. Kemi raste edhe pas operacionit të fundit në veri, kemi persona të arrestuar, mallra të konfiskuara bashkë me Doganën e Kosovës, kemi mjete motorike transportuese që janë konfiskuar, nuk është numër shumë i theksuar mirëpo ka angazhime policore dhe çdoherë kur policia vihet në dijeni për ndonjë aktivitet kriminal vepron dhe personat i sjellë para drejtësisë”, tha ai.

Lidhur me aksionin në Ministrinë e Transportit që ka të bëjnë me dyshimet për “dallavere” me patentë shoferë, Ahmeti nuk ka dhënë detaje për shkak se po presin vendimin e Gjykatës lidhur me këtë rast.

“Ky operacion është kryer nga departamenti i Hetimeve, është operacion mjaftë i suksesshëm, është në fazën fillestare të hetimeve, personat të cilët janë të dyshuar për keqpërdorimet eventuale që i kanë bërë janë të arrestuar, tani lënda ka kaluar në Gjykatën Kompetente dhe besoj që Gjykata do ta thotë fjalën e fundit”, tha ai.

Ahmeti në këtë intervistë ka folur edhe numrin e veprave penale në gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Ai tha se këtë vit ka ulje për -9.96 për qind të veprave penale krahasuar me periudhën gjashtë mujore të vitit 2018.

“Situata e sigurisë në vend është relativisht e qetë, nuk ka ndonjë element të destabilizimit. Statistikat flasin për një trend shumë pozitiv të rasteve në përgjithësi, numri i veprave penale ka shënuar ulje për -9.96 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018. Nga 15 mijë e 37 vepra që kanë ndodhur në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti ka një rënie në 13 mijë e 539 raste të veprave penale. Rastet kanë shënuar ulje për -5.53 për qind, nga 20 mijë e 446 raste në 18 mijë 701 rast”, tha ai për EO.

Derisa flet për numrin e të arrestuarave, Ahmeti thotë se te këto arrestime më shumë prinë rastet që dyshohen për vepra penale kundër pasurisë.

“Sa i përket numrit të arrestuarave 4 mijë 519 persona janë arrestuar këtë gjashtë mujor, ndërsa 5 mijë e 20 kanë qenë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, persona të ndaluar në Qendrat e Ndalimit janë 1598 persona gjatë këtij gjashtë mujori me 1532 që kanë qenë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Numri i të arrestuarave është për të gjitha veprat duke u nisë prej prishjes së rendit dhe qetësisë publike, lëndimeve të lehta dhe të rënda, vrasjeve, vjedhjeve, krimeve ekonomike etj. Kryesisht veprat penale kundër pasurisë janë më të theksuara dhe numri më i madh i të arrestuarve bën pjesë në këtë fushë”.

Ai për Ekonomia Online thotë se gjatë kësaj periudhe gjashtë mujore, 3 mijë shoferëve iu është marrë e drejta e vozitjes nga 3 deri 24 muaj si dhe 7 mijë të tjerëve iu janë vendosur pikë negative.

“Gjatë kësaj periudhe kemi pas 3 mijë shoferë të cilëve iu ka ndaluar drejtimi nga 3 muaj deri 24 muaj dhe 7 mijë të tjerëve të cilëve u janë vendosur pikë negative. Është numër jashtëzakonisht i madh dhe vërtetë ne mundohemi që çdoherë shoferët, pjesëmarrësit në trafik të jenë të disiplinuar dhe të sigurt që të mos shkaktojnë ndonjë rrezik për ta dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik”.

Ai ka thënë se policia e Kosovës në baza ditore është duke zhvilluar operacione për raste të ndryshme, të vjedhjeve, grabitjeve, personave që janë të dyshuar për vrasje, krime ekonomike dhe krim të organizuar.

Related posts

Kryeprokurori shkon te Thaçi, kjo është arsyeja

dritatv

Deputeti “piktor” i LDK-së

dritatv

Hoti: Mocioni i votëbesimit është rruga e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza

dritatv

Leave a Comment