Gruevski, Peshevski, Janakieski dhe Gerogievski deklarohen të pafajshëm

Sot u mbajt seanca e radhës për lëndën “Trajektorja”, ku të akuzuar janë ish-funksionarët, Nikolla Gruevski, Vlladimir Peshevski, Mile Janakieski dhe Ljupço Georgievski.

Bisedat telefonike dhe SMS porpositë do të shfrytëzohen në procedurën e dëshmivë. Kështu ka vendosur këshilli gjyqësor, duke i refuzuar kështu kërkesat e palës mbrojtëse.

Të lartëpërmendurit u deklaruan të pafajshëm para gjykatës, kurse akuza i ngarkon për dëmtim të buxhetit të shtetit me 155 milionë euro.

Bisedat telefonike, gjithsej 315 prej tyre, do të lëshohen për të akuzuarit që t’i dëgjojnë, në seancën e radhës më 20 mars./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi