Gruda: Komisioni qeveritar i Kosovës dhe ai i Malit të Zi kanë kompetenca të ndryshme

Derisa kryetari i komisionit për shënjimin e vijave kufitare ka paraqitur të gjeturat e komisionit për demarkacionin, profesori Zejnullah Gruda ka thënë gjatë kësaj mbledhje se ka ndodhur që dy delegacionet të takohem me agjenda të ndryshme.

“Komisioni ynë ka shkuar për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit, ndërsa Mali i Zi për të bërë përcaktimin e vijës kufitare – delimikacionin”, ka thënë Gruda.

Sipas tij, është e paqartë dhe e pakuptueshme se si ka pranuar pala kosovare të hyjë në këso lloj negociatash. “Është e paqartë dhe e pakuptueshme si ka pranuar komisioni ynë të hyjë në ato negociata”.

“Delegacioni kosovar është ngutur të arrijë marrëveshje, derisa komisioni ynë nuk e ka ditur apo nuk e ka kuptuar mandatin e tij”.

Gruda, gjithashtu, ka cituar edhe marrëveshjen mes dy shteteve dhe thotë se dy komisionet, ai i Kosovës dhe ai i Malit të Zi kanë kompetenca të ndryshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi