Gruaja vdiq pas lindjes, familjarët protestë me foshnjën në gjykatë

Është shoqëruar me protesta dhe tensione, seanca gjyqësore e dy mjekëve në Elbasan të arrestuar si përgjegjës për vdekjen e 25 vjeçares pas lindjes.

Familjarët e të ndjerës kërkojnë drejtësi para dyerve të Gjykatës ku edhe po protestojnë. Në protestën e tyre ata kanë marrë edhe foshnjën e porsalindur. Ndërkohë policia ka rrethuar Gjykatën e Elbasanit.

“Të mendojnë vetëm një gjë kur të mbushi kjo goca ime 1 vjeç, a do e festoj unë ditëlindjen. A do ia festojmë dot një ditëlindje. Nuk do ia festojmë dot se na kujtohet ngjarja tjetër.”-u shpreh burri i të ndjerës.

Janë të paktën 30 familjarë që protestojnë para Gjykatës, ku edhe pritet të merret vendimi për dy mjekët e arrestuar, Nikollaq Thano dhe Mehmet Ibaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi