Gripi përhapet shpejt në Shqipëri:Vendi shënohet me të kuqe në hartën e epidemisë në Evropë

Shqipëria renditet ndër vendet me nivel të lartë të përhapjes së virusive të gripit në Evropë.

Ajo tashmë paraqitet me të kuqe në hartë sikundër dhe tre shtete të tjera, shteti fqinj Greqia, Sllovenia dhe Luksemburgu. Institucionet tona shëndetësore kanë raportuar se virusi A me dy nëntipet e tij Ah1N1 dhe Ah3N2 dhe Virusi B po qarkullojnë me intensitet të lartë aq sa ekspertët vlerësojnë se në vend ka epidemi gripi. Në një javë raportohen të jenë prekur 25 mijë persona nga infeksionet respiratore.

Por ndryshe nga Greqia ku raportohen të kenë humbur jetën 38 persona, në Shqipëri autoritetet raportojnë vetëm dy humbje jete, dy gra  mbi 60 të cilat janë konfirmuar se ishin me sëmundje kronike dhe ishin prekur edhe nga virusi i gripit. Këto në javën e tretë të muajit të janarit. Në javën e parë të muajit shkurt ka pasur 139  raste me sëmundje tepër të rëndë respiratore akute. Por numri i të prekurve me grip mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjithe shkojnë te mjeku kur janë me grip. Gjithsesi ekspertë të Shëndetësisë vlerësojnë se ky është piku i sezonit të gripit dhe pritet që këtë javë numri i rasteve të prekur në një javë të ulët.

Por përveç epidemisë së gripit sistemi është në alert për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi ndonëse në Evropë ka raste sporadike në vatren e shpërthimit  ka një transmetim të shpeshtë dhe tanimë është rritur edhe numri i vdekshmërisë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Rama përplaset me biznesin e vogël. Nasto: Janë mbyllur 82 mijë biznese. Kryeministri: Ku i gjeni këto shifra?

Përfaqësues të Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm u përplasën me Kryeministrin Edi Rama gjatë një tryeze të përbashkët të zhvilluar këtë...

Veliaj, larg skandaleve të qeverisë; “The Economist” flet për ambiciet e kryebashkiakut

Gazeta “The Economist ka bërë një shkrim për Tiranën, duke renditur punët e bëra gjatë dy vjetëve nga kryebashkiaku Veliaj, të cilin e vendos...

Tahiri: Hetim të pasurisë do ketë ende pa u ngritur aktakuza

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke prezantuar para deputetëve projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, ka thënë se hetimi i pasurisë...

Së fundi

Meta takon Avdullah Hotin: Shqipëria mbështet dialogun Kosovë – Serbi, forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara

Presidenti i republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryeministrin Avdullah Hotin, i cili ka ardhur për vizitë në Tiranë. Meta shprehet se i...

Britania e Madhe nuk hap kufijtë me Shqipërinë, ja 57 vendet për të cilat prej 10 korrikut nuk aplikohet karantinimi i detyrueshëm

Britania e Madhe ka hapur kufijtë për 57 vende të botës, por Shqipëria nuk bën pjesë në to. Kjo do të thotë se kufiri ajror mes...

Këshilla të arta

https://youtu.be/gdVbCr7hBmY Titulli: Këshilla të arta Autor: Ebul Ferexh Ibn Xhevzi Përkthyes: Mr. Osman Osmani Redaktor: Bujar Vërbovci Kopertina: Bashkim Mehani Përgaditi për shtyp: Bashkim Avdiu Shtypi: FocusPrint – Shkup Për botuesin: Bashkim...