GRIDUR PER VEZË…! Nga: Luan Sheshi

GRIDUR PER VEZË…

Pul e bardhë,dhe e zezë,
keq u zun’,dikur për vezë…
Kur u shkoi,klloçka mik,
nuk gjejnë vezë në furrik…
Hop përpjet,hidhet e zeza
kjo e tjetra,mend tek veza…
Hidh e prit,vetëm zhurmë,
po për vezët,asnjë gjurmë…
Më në fund,vet u kujtuan,
ul’ furrikut,të dyja shkuan…
Pul e bardhë dhe e zezë,
atë dit,s’kishin bër’ vezë…
Pas u grindën,për furrikun,
s’u kujtuan,fare për mikun…
Njëra ngritue,dhe tjetra ul’,
të dyja mend,sa për një pul’…

Luan Sheshi: 23 dhjetor 2018…

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi