Grida Duma: Nëse nuk hapen negociatat, opozita ka detyrë të largojë Ramën me çdo mjet!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka deklaruar në emisionin “Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa, në News24, se nëse Këshilli Evropian i thotë “JO” hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, detyra kryesore e opozitës shqiptare është të largojë Edi Ramën nga posti i kryeministrit.

“‘JO-ja’ nga KE për qeverinë është vulosje e fundit. Për ta është vulosje e rënies së tyre. Do përpiqen ta kamuflojnë me cdo mënyrë, që kjo është rënie e Evropës. Gjtihë trajektorja e tyre është “ata”, këta nuk qeverisën asnjë ditë. Do ja lënë Evropës edhe këtë faj. Nuk ka sot asnjë të mençur apo të çmendur që beson se do të reflektojë Rama.

E vetmja gjë që është në shpatullat e opozitës shqiptare, nuk është e lehtë, me radikalitet dhe mjete të pa provuara deri tani, është detyrë e opozitës që Rama të ikë. Nëse ka prova, që implikojnë qeverinë në shit-blerjen e votave, duhen trajtuar. Qeveria duhet ta kuptojë që e ka dëmtuar qytetarin shqiptar dhe duhet ta dëmshpërblejë”, tha ish-deputetja e PD.

E pyetur nga gazetarja Tufa se si do të ikë Rama, ish-deputetja Duma u shpreh se marrja e pushtetit do të vijë nëpërmjet votës. Ajo paralajmëroi protesta masive dhe radikale, deri në rrëzimin e kryeministrit.

“Duhet të kuptojmë aksiomën. Marrja e pushtetit do të vijë nëpërmjet votës. Pavarësisht se theksohet rruga radikale ‘protesta, protesta’, ato çfarë bëjnë, godasin. I kemi hequr propagandën kryeministrit, e ka të pamundur plotësisht të vazhdojë të qëndrojë, i ka rënë bazamenti.

Mos hapja e negociatave është rrëzim. Një bazament i tronditur plotësisht. Për mua goditja finale është faktori ndërkombëtar, i cili nëse nuk hap negociatat këtë herë, na takon neve ta ngremë në nivel tjetër misionin, sepse ky njeri i çoi pas vendin dhe ne nuk mund ta lejojmë më. Do ketë protesta radikale”, theksoi Duma.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Gjermani, më shumë të shëruar sesa aktualisht të infektuar me COVID-19

Sipas pasqyrës së fundit të statisitkës ditore epidemiologjike, në Gjermani më shumë njerëz janë shëruar sesa aktualisht janë të infektuar me koronavirusin e ri...

Reshjet e dëborës bllokojnë Qafën e Llogarasë

Reshjet e dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit i lanë vendit atyre të dëborës në...

Bruksel, Komisioni Europian miraton tregtimin e vaksinës kundër Ebola-s

Komisioni Europian miratoi sot për herë të parë tregtimin e një vaksine kundër Ebola-s.

Së fundi

​Thaçi: Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, deklaron se do të respektojë çdo vendim që do të marrë Gjykata Kushtetuese rreth çështjes së dekretit të tij. Kreu...

Bylykbashi: Duke nisur nga sot, “gjendja e fatkeqësisë natyrore” dhe masat janë antikushtetuese

Me anë të një statusi në “Facebook”, ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi shprehet se që nga dita e sotme e Fiter Bajramit, “gjendja e...

Reagon Policia e Shtetit ndaj sistemit TIMS jashtë funksionit

Policia e Shtetit ka reaguar pas një lajmi, se është dëmtuar sistemi TIMS dhe nuk funksionon. Në lidhje me ngjarjen Policia sqaron se “Në datë...