Grevë e përgjithshme në Bregun Perëndimor

Në Bregun Perëndimor nis grevë e përgjithshme për të protestuar kundër vendimit për Kudsin të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Transporti midis qyteteve është ndalur, kurse edhe kompanitë, bankat, qendrat tregtare dhe vendet tjera të punës nuk kanë hapur dyert e tyre. Në rajon është pezulluar edhe mësimi nëpër shkolla.

Grupet palestineze gjatë ditës u bënë thirrje banorëve që të mblidhen në qendrat e qytetit dhe të marshojnë drejt pikave ushtarake të Izraelit.

Kurse të rinjtë palestinezë me qëllim të parandalimit të qarkullimit të automjeteve kanë mbyllur me gurë rrugë të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Pas vendimit të Trumpit për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”, palët palestineze kishin bërë thirrje për të hyrë në grevë në shenjë proteste.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, më 6 dhjetor të vitit të kaluar kishte njoftuar se ka marrë vendim për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit” dhe kishte paralajmëruar zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds.

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Mike Pence, në kuadër të turneut të tij në Lindjen e Mesme, dje shkoi në Izrael. Ai është shprehur se SHBA-ja do ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kuds para përfundimit të vitit 2019./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi