Greqia rihap ishujt për turizëm me 15 Qershor

“Greqia pret turistë nga jashtë duke nisur prej 15 qershorit”, deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, një vendim ky për të ndaluar kolapsin ekonomik.

Kreu i qeverisë greke tha se shumica e fluturimeve për në Greqi do të rifillojnë nga 1 korriku, kur hotelet sezonale do të rihapen dhe karantina 2-javore për të huajt nuk do të jetë më në fuqi. Po kështu ai shtoi se do të lejohen vetëm vizitorët nga shtetet ku pandemia Covid-19 shfaq nivele të ulëta.

Ndërkohë, turistët nga vendet me prekshmëri të lartë nga infeksioni janë të ndaluar.

“Ne do ta fitojmë betejën ekonomike ashtu si kemi fituar atë shëndetësore”, tha Mitsotakis, duke paralajmëruar se ndikimi financiar nga koronavirusi do të jetë i madh.

Turistët do të lejohen të hyjnë në Greqi pa test koronavirusi apo karantinë. Ministri i Turizmit, Haris Theoharis tha së zyrtarët shëndetësorë do të kryejnë teste atëherë kur kërkohet.

Greqia ka konfirmuar 2.878 raste, ndërsa janë regjistruar 171 vdekje.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

EMRAT/ 32.5 kilogram kanabis, Prokuroria kërkon “burg” për të arrestuarit, mes tyre vëllai i ish-Shefit të Qarkullimit

“Arrest me burg” ka kërkuar sot Prokuroria e Tiranës, për shtatë personat e arrestuar gjatë operacionit “Tranzit”...

Australi, gjykata gjobit “Apple”-n me 6.5 milionë dollarë

  Një gjykatë në Australi ka dënuar me gjobë gjigantin e teknologjisë "Apple" me 6.5 milionë dollarë për mos pranimin e riparimit të iPhone-ve dhe...

OBSH: Bota në një fazë të re dhe të rrezikshme!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference për shtyp paralajmëroi se "Bota është futur në një fazë...

Së fundi

Si të pastrojmë këpucët e bardha, 8 mënyra të thjeshta me produkte shtëpiake

Këpucët e bardha janë pjesë e garderobë së të gjithëve pothuajse. Fatkeqësisht, meqenëse ato bëhen pis kaq lehtë, edhe nëse kujdeseni shumë, shumica prej nesh...

“EBA i ka bërë kërkesë zyrtare SHBA-së për avionët luftarakë F-35”

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të cilat pak kohë më parë nënshkruan marrëveshjen e "normalizimit" me Izraelin, thuhet se i kanë bërë kërkesë zyrtare...

COVID-19, rritje rekord e infeksioneve të reja në Europën Qendrore

Sllovakia ka thyer rekordin e saj për rritjen ditore në numrin e rasteve të COVID-19 për të katërtën ditë radhazi, duke raportuar 522 infeksione...