Greqia, plan që t’u ofrojë shtetësi investitorëve të huaj

Në përpjekje për të tërhequr investime të huaja, qeveria greke planifikon të ndjekë vendet e tjera evropiane duke futur stimuj të rinj për investitorët, duke përfshirë një ofertë “qytetarie” për ata që blejnë pasuri të paluajtshme me vlerë të paktën dy milion euro, raporton gazeta greke Kathimerini.

Plani përcakton që investitorët e mundshëm që marrin nënshtetësinë greke, duhet të kenë një vendbanim të përhershëm dhe të kenë një shtëpi me vlerë të paktën 500,000 € dhe të paguajnë të paktën 50,000 € në vit në shpenzimet e mirëmbajtjes.

Ky plan vjen në një kohë kur shumë investitorë jashtë Bashkimit Evropian po kërkojnë destinacione të reja për të blerë pasuri të paluajtshme për shkak të Brexit.

Për më tepër, qeveria greke po shqyrton gjithashtu mundësinë e ofrimit të stimujve për personat fizikë dhe juridikë për të zgjedhur Greqinë si vendin ku do të tatohen të ardhurat e tyre. /tesheshi.com/

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

Gjirokastër, zjarrfikësit një sërë pengesash në luftën kundër flakëve

Parkimet në qytet janë kthyer në problem për mjetet zjarrfikëse pasi nuk lejojnë hyrjet e tyre në lagjet historike në rast emergjence. Sipas kreut...

Basha: Agim Kajmaku ka dosje penale në Greqi. Mbrohet nga Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook ka vijuar me akuzat ndaj kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Sipas...

Nga Ermir HOXHA: Nuk ka krizë politike, ka krizë morali në politikë!

Ajo që po ndodh këto ditë, ku opozita ka ndërmarrë aktin më ekstrem, atë të dorëzimit të mandateve, duke i dhënë kështu një goditje...

Së fundi

Hebrenjtë fanatikë me mesazhe raciste në shtëpitë e palestinezëve

Një grup i hebrenjve fanatikë ka dëmtuar së paku 70 automjete dhe ka shkruar mesazhe raciste në muret e shtëpive të palestinezëve...

Helmohen 22 persona nga ushqimi në një restorant të Gjilanit

22 persona janë helmuar në një restorant në Gjilan. Të helmuarit prej ushqimit janë shtirë në Spitalin rajonal të Gjilanit, ku po marrin shërbime...

OBI: Izraeli ka kryer sulmet me përkrahje të SHBA-ve

Organizata për Bashkëpunim Islamik (OBI), ka miratuar konkluzionet e takimit të mbajtur në Stamboll, ku për temë ka pasur zhvillimet e fundit në...