Greqi, lirohet një tjetër puçist i FETO-s që ka fituar të drejtën e azilit

Ahmet Guzel, një prej puçistëve i cili u arratis në Greqi pas tentativës për grusht shteti të FETO-s më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi, është liruar nga komisariati ku mbahej nën vëzhgim.

Sipas lajmit të gazetës “Kathimerini” bëhet e ditur se puçisti Ahmet Guzel, është i dyti prej tetë puçistëve ushtarakë i cili është liruar nga komisariati ku mbahej nën vëzhgim pasi të martën ai fitoi të drejtën e azilit.

Guzel ditën e enjte është marrë në fshehtësi nga paraburgimi dhe është transferuar nën masa të larta të sigurisë në shtëpinë ku qëndron edhe Suleyman Ozkaynakçi, një prej tetë puçistëve ushtarakë, i cili fillimisht nga zyra e azilit fitoi të drejtën e azilantit dhe pak kohë më parë u lirua me kusht.

Këshilli Shtetit në Greqi më parë ndaj Ozkaynakçi dha vendimin që ai të qëndrojë i lirë me kushtin e kontrolleve të rrepta deri në njoftimin e vendimit të aplikimeve për azil të të gjithë ushtarëve të tjerë puçistë.

Sipas medias greke, ruhet nën masa intensive sigurie shtëpia ku mbahen puçistët jashtë Athinës.

Deri më tani Turqia ka paraqitur tre herë kërkesa ndaj Greqisë për ekstradimin e tetë ushtarakëve puçistë që u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shteti të FETO-s më 15 korrik 2016, por gjyqësori grek ka refuzuar në të tria rastet këto kërkesa të Turqisë për ekstradimin e puçistëve./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi