Greqi janë rregjistruar 55 raste të reja me covid-19 në 24 orët e fundit

Organizmi Kombëtar i Shëndetit Publik në Greqi ka deklaruar pasditen e së mërkurës një rritje të rasteve të të prekurve me Covid 19.

Sipas deklaratës për shtyp në 24 orët e fundit janë regjistruar 55 raste të reja, 50 prej të cilave në Ksanthi dhe Rodhopi në lindje të vendit në kufi me Turqinë.

Prej dje madje në bashkinë Lasmou të Rodhopit si dhe në një komunë të këtij qyteti janë vendosur masa karantine lokale. Dy raste janë regjistruar në periferinë e Atikës.

Kështu numri i të prekurve prej fillimit të pandemisë në Greqi ka shkuar në 3203, ndërsa në 48 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 5 qytetarë të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi në 187. Gjithashtu edhe 11 persona vazhdojnë të trajtohen me terapi intensive.

Sipas raportit të katërt të monitorimit të qeverisë për Covid-19 që i përket periudhës 3 -11 qershor , vihet re një rritje e numrit mesatar ditor që ka shkuar tashmë në 17 raste në ditë , në krahasim me 6 raste që ka qenë në raportin e mëparshëm .

Njëkohësisht mediat greke shohin me shqetësim edhe rritjen e numrit të rasteve tek shtetet fqinje me Greqinë, si Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bullgaria.

Madje për Shqipërinë thonë se tashmë nuk përbën më atë surprizën e këndshme të javëve të mëparshme, kur dukej se po mbante mrekullisht në një nivel të ulët numrin e rasteve dhe të vdekjeve nga virusi në fjalë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Vetting, shkarkohet kryetari i pezulluar i Gjykatë së Apelit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka vendosur sot të shkarkojë nga detyra kryetarin e pezulluar të Gjykatës së Apelit të Durrësit, Petrit Çeno. Para...

Shërbimi shëndetësor britanik, përgatitet edhe për dështimin e Brexit

Shërbimi shëndetësor publik i Britanisë ka filluar një planifikim të rëndësishëm për të siguruar që barnat do të vazhdojnë të ofrohen për pacientët, edhe...

Demalia bën akuzën e rëndë: Veliaj kërcënon mediat duke përdorur Ambasadën Amerikane, po hakmerret ndaj “RTV Ora”!

Publicisti Ilir Demalia, ka bërë një akuzë mjaft të rëndë në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion...

Së fundi

Hoti: Nuk do të hezitoj ta kërkoj. Thaçi: Qytetarët të zbatojnë masat rigorozisht

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus. Nga foltorja e Kuvendit, Hoti...

Hajdari paralajmëron krijimin e partisë së re: Shqiptarët duan një alternativë tjetër

Një ditë pas daljes publike të liderit të PD-së Lulzim Basha për listat e hapura, ku sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, vjen një reagim...

Publikohet tjetër përgjim i Zoran Zaevit, ja çfarë thotë për Ali Ahmetin dhe rastin që po hetohej

Një tjetër përgjim i ashtuquajtur ‘’bombë’’ është publikuar nga mediat në Maqedoninë e Veriut vetëm pak ditë para zgjedhjeve, pikërisht për ish= kryeministrin Zoran...