Grabitja e 110 mln lekëve në postën e Krujës, lihen në burg autorët e dyshuar, mes tyre roja

Gjykata e Krujës ka lënë në burg autorët e dyshuar për grabitjen e postës në këtë qytet, ku u vodhën 110 milion lekë nga kasaforta.

Togat e zeza vendosën të lënë në qeli Mark Cakën, Gazmir Sakën dhe Hysen Kica. Po ashtu në burg u lanë dhe Bujar Tafajn, Andi Rexhepi (Paturri) si dhe roja i postës Besnik Parruca.

Operacioni i koduar “Filiali” dy ditë më parë bëri të mundur arrestimin e tyre vetëm pak ditë pas grabitjes së shumë së madhe të parave.

Përveç një pjese të lekëve, policia sekuestroi edhe 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë, dy automjete e prova të tjera të vlefshme që shërbejnë për hetimin.

Sipas uniformave blu, autorët rezultojnë të kenë kryer edhe një sërë grabitjesh të tjera, në disa qytete të vendit, që nga Durrësi, Kavaja, Gijri i Lalzit, Vora, Kamza e Mirdita.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi