Grabitet posta në Durrës, autorët marrin kasafortën, por arrestohen

Është grabitur gjatë natës një zyrë postare në qytetin e Durrësit.

Ngjarja është konstatua në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa po kryhen veprimet e para proceduriale.

Zyra Postare Durrës 4 ndodhet në një nga rrugët kryesore të qytetit, atë ”Aleksandër Goga”. Zyra ndodhet pranë Spitalit Rajonal dhe jo larg Drejtorisë së Policisë. Një telefonatë e një qytetari që ka konstatuar vjedhjen e postës, ka njoftuar në polici, e cila është vënë në lëvizje dhe e ka ndjekur automjetin me të cilin janë larguar, duke kapur autorët e dyshuar.

Kjo zyrë është degë e Postës Shqiptare dhe përveç transportit të korrespondencës e mallrave ofron shpërndarjen e pensioneve dhe mundësinë e kryerjes së pagesave të ndryshme, energji elektrike, uji, telefon, internet, si dhe taksa të bizneseve dhe siguracione të ndryshme.

Paraprakisht thuhet se autorët kanë marrë kasafortat ku ruheshin paratë e këtyre pagesave.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi