Gosë e Vogël: Përmbyten rrugët, asnjë ndërhyrje

Shiu i rrëmbyeshëm mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar shumë përmbytje në Rrogozhinë. Shumë përrenj kanë dalë nga shtrati i tyre duke përmbytur tokat, por edhe bizneset.

Situata në fshatin Gosë e Vogël ka qenë vërtetë emërgjente pasi uji ka vërshuar në rrugët kryesore. Kjo ka penguar qarkullimin e automjeteve dhe të banorëve. Askush nga pushteti nuk i ka ardhur në ndihmë këtyre qytetarëve, të lënë në mëshirë të fatit.

Gjendjen në Gosë të Vogël na e ka bërë me dije përmes një statusi në facebook Kreu i Partisë Demokratike në Rrogozhinë, Z. Ferdinand Saraçi.

Ja statusi i plotë i tij në facebbok:
Situata katastrofe ne hyrje te fshatit ne Gose te vogel . Bllokimi i kanalit ka bere qe uji te vershoje ne rrugen kryesore . Banoret e kane te pamundur qe te shkojne ne shtepite e tyre . Bashkia taksat i mbledh por kur vjen puna qe ti sherbeje qytetareve e ka pare te panevojshme te dergoje nje eskavator te pastroje kanalin nga inertet qe sjell uji i rrembyeshem dhe nga papasterti bimore te ndryshme . Nese kanali do ishte pastruar uji nuk do te kishte dale ne rruge po do te kishte marre rrjedhen e tij . Kush mban pergjegjesi per situaten e krijuar ? Po nese dikush nga banoret e zones do duhet te dregohet ne spital nga te kaloje ? Ku jane punonjesit e bashkise sonte ? Pse kur shkojne te kerkojne vota nuk e kane problem te shkojne edhe naten ?


- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi