Google shkarkon dhjetra punonjës, por cila është arsyeja?

Kompania Google ka shkarkuar të paktën 48 të punësuar gjatë dy viteve të fundit për akuzat për ngacmime seksuale.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Sundar Pichai, u tha punonjësve në një e-mail se Google po merr një “linjë gjithnjë e më të vështirë” për sjelljen e keqe seksuale në kompani.

Pichai theksoi se shkarkimi përfshin 13 menaxherë të lartë.

Deklarata erdhi si përgjigje ndaj një artikulli në “New York Times” që pretendonte sjellje të keqe seksuale në kompani.

Sipas gazetës, kreatori i Android-it, Andy Rubin, pranoi një shpërblim prej 90 milionë dollarë pasi Google kërkoi nga ai të jepte dorëheqjen mbi akuzat për ngacmime seksuale ndërsa dëshmitarët nënshkruan një marrëveshje konfidencialiteti./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi