Google do të investojë 550 milionë dollarë në JD.com

Gjiganti teknologjik Google, sot bëri të ditur se do të investojë 550 milionë dollarë në kompaninë JD.com, që është konkurenti kryesor i kompanisë Alibaba.

Google, synon të rrisë praninë e saj në tregun aziatik të tregtimit online, për çka në kuadër të partneritetit me JD.com, është paraparë që produktet e kësaj të fundit të shfaqen në shitoren online të Google, që do t’i mundësojë qasje jashtë Azisë, ndërkohë që edhe Google do të ketë në shfrytëzim zinxhirin kinez të furnizimit me mallra, përfshirë logjistikën dhe teknologjinë e JD.com.

Google tha se përmes partneritetit të dakorduar, kompanitë në fjalë do të tentojnë të gjejnë zgjidhje të reja për përmirësimin e ofertës së blerjes online.

Mbetet e paqartë nëse vallë ky partneritet, paraqet tentativë të kompanisë amerikane për të depërtuar në tregun kinez, ku Google ka të bllokuar shërbimet e saj kryesore, përshirë e-postën dhe kërkuesin.

Siç bën të ditur Google, pritet që deri në vitin 2025, konsumatorët në Azinë Juglindore të shpenzojnë rreth 88.1 miliardë dollarë.

JD.com është kompania e dytë më e madhe kineze e tregtisë, pas kompanisë Alibaba.

Pjesë e marrëveshjes është që Google të marrë 27.1 milionë aksione të JD.com të klasit A.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi