Golfi përplas të moshuarën në Elbasan, dërgohet me urgjencë në spital

Një 73-vjeçare ka mbetur e plagosur, pasi është aksidentuar nga një automjet. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kongresi” në Elbasan. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A.T., 22 vjeç, banues në Hajdaraj, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” me targa AA 169 EV, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A.P, 73 vjeçe, banuese në lagjen “Beqir Dardha”.

E moshuara ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Paraprakisht dyshohet se e plagosura ka ndërprerë rrugën në mënyrë të menjëhershme automjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi