SPORT

Gol para grumbullimit me Kombëtaren, Lenjani shënon dhe feston në Zvicër

Spread the love

Ermir Lenjani ka gjetur rrugën e golit në ndeshjen e Sionit përballë Zyrihut. Ekipi i shqiptarit u gjend në disavantazh por pati forcat për ta përmbysur rezultatin. Fillimisht shënoi një lojtar me origjinë shqiptare si Bastien Toma dhe më pas skena ishte e gjitha për Lenjanin.

I aktivizuar në fazën ofensive të skuadrës së Sion, Lenjani nuk ka zhgënjyer, teksa ka shënuar golin e përmbysjes duke devijuar saktësisht para portës kundërshtare.

Festa legjitime për 30-vjeçarin, i cili realizoi golin e katërt për këtë sezon. Një shenjë e mirë edhe para grumbullimit të Kombëtares, teksa Lenjani është pjesë e listës së trajnerit Reja për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës.

Related posts

Kolumbia shpreson ende, Polonia i jep lamtumirën Rusisë (Foto)

dritatv

Kukësi me afrime, objektiv titullin kampion: Partizani, rival deri në fund

dritatv

FIFA revolucionarizon futbollin: Eliminim të merkatos dimërore?

dritatv

Leave a Comment