Gol dhe ndërhyrje horror nga Obamejang, Arsenali zhgënjen sërish

Arsenali nuk po arrin të tregojë forcën e tij edhe me ndryshimin e trajnerit. Pavarësisht se u shkarkua Emeri duke i lënë vendin Mikel Artetës, Arsenali vazhdon të vuajë mungesën e rezultateve dhe sot ka zhgënjyer sërish në transfertë kundër Kristal Palas. Në minutën e 12, Obamejang ka kaluar skuadrën e tij në avantazh.

Në pjesën e dytë ka ardhur goli i barazimit nga Aju, i cili ka vulosur edhe takimin në këtë mënyrë me rezultatin 1-1. Obamejang është bërë sërish protagonist me një karton të kuq në pjesën e dytë, duke ndërhyrë në mënyrë horror ndaj kundërshtarit dhe pas ndërhyrjes së sistemit VAR, Obamejang u largua me të kuq.

Arsenali e sheh veten në vendin e 10 me këtë rezultat, por që është pozicion i përkohshëm duke qenë se skuadrat e tjera kanë nga një ndeshje më pak dhe mund të përkeqësojnë pozitat e “Topçinjve”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi