Goditi dhe dhunoi fizikisht prindërit, pranga agresorit në Vlorë. Policia jep detaje

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 26-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij. Policia jep detaje për ngjarjen, ndërsa tregon se ky shtetas ka thyer urdhrin e mbrojtjes të dhënë nga Gjykata dhe është futur në banesën e prindërve dhe më pas i ka dhunuar ato fizikisht.

Njoftimi i policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Xh.H., 26   vjeç, banues në Vlorë për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Dhunë në familje”. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka thyer Urdhërin e Mbrojtjes të dhënë nga Gjykata dhe është futur në banesën e prindërve të tij (49 vjeçe dhe 51 vjeç) duke ushtruar dhunë fizike ndaj tyre. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Mjeti del nga rruga, plagoset rëndë shoferi

Një aksident me pasojë plagosjen e drejtuesit të mjetit ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në Bulqizë. Sipas të dhënave, ngjarja u regjistrua...

Kompanitë turke të mbrojtjes mbështesin ventilatorin mjekësor vendas

Kompanitë turke të mbrojtjes mbështesin prodhimin vendas të ventilatorëve mjekësorë të cilët janë vendimtare në trajtimin e COVID-19. Me pengesa të mëdha gjatë frymëmarrjes, me...

Politikani serb: Beogradi s’mund ta kthej më Kosovën, ata kanë ndërtuar shtet prej 20 vitesh

Për problemin mes Kosovës dhe Serbis, si dhe në shpresat e Beogradit në marrëveshjen finale ka folur së fundmi, politikani serb, Çedomir Jovanoviç. Jovanoviç njihet...

Së fundi

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon. Kosova deri më tani ka të...